Kosova pret Greqinë në ‘Fadil Vokrri’, Dardanët duan të vazhdojnë me fitore

- in Sport

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Greqisë në kuadër të kampanjës kualifikuese të Ligës së Kombeve.

Për dy ekipet përfaqësuese kjo do të jetë ndeshja e dytë në grup, teksa të dyja e nisën me fitore.

Dy ekipet përfaqësuese e njohin mjaftë mirë njëra tjetrën, pasi ndeshja e sontme në Prishtinë do të jetë e pesta që e zhvillojnë me njëra tjetrën.

Greqia ka bilanc më të mirë në katër ndeshjet e zhvilluara me një fitore, derisa tri të tjera kanë përfunduar baras.

Kosova synon që ta marrë fitoren e parë sonte ndaj grekëve, derisa mysafirët kërkojnë mos të mposhten në kryeqytetin kosovar.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ pritet të jetë i stërmbushur pasi tanimë të gjitha biletat për këtë sfidë janë shitur.

Dueli mes Kosovës dhe Greqisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi