Kosova në kërkim të fitores së parë sonte ndaj Rumanisë për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim

- in Sport

Kosova do të luajë sonte ndeshjen e dytë të muajit shtator, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Dardanët kanë udhëtuar drejt Rumanisë, ku do të lujanë mysafir ndaj kombëtares rumune.

Një gol në fund të ndeshjes nga Vedat Muriqi në barazimin 2-2 ndaj Zvicrës, i dha Kosovës ende gjasa për një kualifikim të mundshëm në Euro.

Kosova, së bashku me Andorrën janë dy kombëtaret e vetme të grupit I, me dardanët që rangohen në pozitën e parafundit me 4 pikë, vetëm përpara Andorrës me dy pikë.

Ndërkohë, kundërshtari i sotëm i Kosovës, Rumania së bashku me Zvicrën janë dy kombëtaret e vetme të këtij grupi që nuk kanë shijuar humbjen, shkruan Sinjali Sporti.

Tabelës i prin Zvicra me 11 pikë, e ndjekur nga Rumania me 9 pikë, Izraeli e treta me 8 pikë e Bjellorusia e katërta e ndodhur me pikë të barabarta me Kosovën, por me një golaverazh më të mirë.

Kësisoj, futbollistët dardanë sonte ndaj Rumanisë kërkojnë të shijojnë fitoren e parë të këtyre kualifikimeve, ku do t’i mbanin gjallë shpresat ende për një kualifikim, pasi me një fitore potenciale sonte do ta shkrinin në dy pikë diferencën me këtë kundërshtar, ndërkohë që Isareli e pret në shtëpi Bjellorusinë.

Dueli fillon nga ora 20:45 dhe zhvillohet në “Arena Nationalatë Bukureshtit.

/GazetaSinjaliSport/