Ka nisur me humbje aventura e Kosovës për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Dardanët” janë mposhtur nga Suedia me rezultat 3 – 0 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Goli i parë i mysafirëve erdhi në minutën e 12 nga Augustinsin dhe ky njëherit ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Në pjesën e dytë Kosova nuk arriti të bëjë diçka më shumë madje pranoi edhe dy gola të tjerë nga Isak dhe Larsson, i cili realizoi nga penalltia.
Në ndeshjen e radhës Kosova ballafaqohet me Spanjën, sfidë kjo e cila zhvillohet të mërkurën në Sevilla. Grupin B e kryeson Suedia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Spanja me katër pikë, kurse Kosova renditet e fundit pa pikë./KP