Kosova 2-0 Irlanda e Veriut, objektivi është i qartë

- in Sport

Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova zhvillon ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Irlandës së Veriut.

Dardanët kanë arkëtuar tri pikë në dy sfidat e para, nga një fitore (në udhëtime te Qipro) dhe një humbje (në shtëpi nga Greqia).

Irlanda e Veriut ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para duke pësuar nga Greqia dhe duke barazuar pa gola kundër Qipros.

Synimi i të zgjedhurve të Alain Giresse është që të rikthehen te fitorja në rrugëtimin e mëtutjeshëm në Ligën e Kombeve./Telegrafi