Koreografi Robert Nuha do e përfaqësojë Kosovën në Festivalin e dansit bashkëkohor “Laik Dejot”, i cili do mbahet në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 gusht.
Ai në këtë festival do performojë solo performancën e tij “InOut” dhe gjatë qëndrimit të tij në Letoni do të zhvillojë edhe master-class me studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë.
Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, vetë koreografi Nuha.
“Shumë i lumtur të përfaqësoj Kosovën në Festivalin e mirënjohur të dansit Bashkëkohorë “Laiks Dejot” në Riga të Letonisë nga data 16 deri në 20 Gusht me solo performancën time “InOuT”, gjithashtu të jap master-class për studentët e Akademisë së Dansit Bashkëkohorë të Letonisë, akoma edhe më i lumtur të bashkë-ndajë këtë eksperiencë artistike me mikeshën dhe partneren time të dansit Rosella Pellicciotti! Faleminderit Olga Zitluhina për ftesën! Shihemi në Letoni”, ka shkruar Nuha. /KP