Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Devoll. Një 2 vjeccar nga fshati Sul është dërguar në spital pa shenja jete. Sicc raporton policia, dyshohet se i mituri ka konsumuar aksidentalisht raki nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë“, raporton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Abcnews/