Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti sot në një takim ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë Thomas Kolly me të cilin bisedoi për intensifikimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Konjufca ka theksuar se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme, gjithashtu ka shfaqur gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ai ka falënderuar ndërkaq ambasadorin Kolly për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Kosovës, që nga periudha e paraluftës e në vazhdimësi si dhe ka theksuar se shteti zviceran është një vend mik dhe partner strategjik i Kosovës. /KP