Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ka kritikuar pozitën në Kuvend, për shkak se thanë që i kanë numrat për të kaluar projektligjet që janë sot në rend dite.
Kjo pasi paraprakisht nuk pati kuorum për kalimin e tri pikave të rendit të ditës.
Të njëjtat u rikthyen për votim pasi pozita tha se tani i kanë numrat për t’i votuar ato.
“Sërish nuk kemi kuorum. Mazhoranca mos bëni hajgare. Vazhdojmë me projektligjet e tjera. Administrata më thotë që jeni vetëm 60”, tha ai.