Konfirmohet: AAK e Nisma sot vendosin për koalicionin parazgjedhor

- in Lajme

AAK dhe Nisma pritet të nënshkruajnë marrëveshje për koalicion parazgjedhor.

Kështu ka konfirmuar AAK një komunikatë për media.

Sot pasdite, duke filluar prej orës 18:00, do të mbahet konferenca e përbashkët në selinë e AAK-në në Prishtinë.

“Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sot vendos për koalicionin parazgjedhor AAK-Nisma. Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në ora 18:00 mbahet konferencë për media ne selinë e AAK-së në Prishtinë. Ftoheni ta ndiqni këtë ngjarje! Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun”, thuhet në emailin dërguar mediave.

Nuk është hera e parë që këto dy parti garojnë bashkë.

AAK dhe Nisma gjatë viteve 2015-2017 ishin bashkë në opozitë, ndërsa në vitin 2017 deri në vitin 2019 ishin në bashkëqeverisje, ku Haradinaj ishte kryeministër e Limaj zëvendës i tij./Demokracia