Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se nga 10 deri më 23 korrik janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.
IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
-Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive;
-Qëndrimin në ajër të pastër;
-Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë
-Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur;
-Përditësimin me informacione rreth situatës me COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera
/Demokracia