Prej kundërshimtve më të mëdha për pavarësinë e Kosovës, mes protestash e aksionesh, përveç asaj të 10 shkurtit 2007, ku patën mbetur të vrarë edhe dy aktivistë të VV-së Mon Balaj dhe Arben Xheladini, një tjetër konferencë e Albin Kurtit vetëm një muaj para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, rikthehet në vëmendjen e opinionit.
Më 27 janar 2008, në një konferencë për media në Tiranë, Albin Kurti krah të cilit qëndronte edhe Glauk Konjufca, do të shprehej kundër pavarësisë së Kosovës, si më poshtë:
“Shpallja e pavarësisë do të nënkuptonte edhe bërjen e pavarësisë ose së paku mundësinë e bërjes së pavarësisë nëse do të paraprihej nga referendumi i popullit të Kosovës dhe njëkohësisht nga një forcë ushtarake e cila do ta mbronte atë pavarësi nga ndërhyrja e Serbisë”.
Ky deklarim, një vit pas 2007-tës, pas protestës së Vetëvendosjes, ku Albin Kurti do t’i quante të gjitha figurat publike e politike të asaj kohe, si ‘politikanë të varur nga Serbia’.
Veç tjerash nga ajo protestë, veçohet sulmi ndaj emrave si Ramush Haradinaj, Agim Çeku, Veton Surroi, Fatmir Sejdiu.
“Ramush Haradinaj e sheh andërr Hagën. Agim Çeku e sheh andërr Ramush Haradinajn, Veton Surroi e sheh andërr Titon, e Fatmir Sejdiu e sheh andërr stafetën e Titos.
Me kësi politikanësh që kanë kësi andrra, pavarësia ka me mbetë veç andërr”, do të deklaronte Kurti në protestën e 10 shkurtit 2007.
“Ahtisaari e pruni paketën, po pavarësia në paketë nuk vjen. Pavarësia liria janë vullneti i popullit që këta po e shkelin.
Po thonë që me Pakon e Ahtisaarit këna me fitu gjithçka. Nashta ata kanë me fitu gjithçka, se fëmijët e tyne, as nuk kanë mungesë të librave, as të veshmbathjes, as të pushimeve verore e dimërore, e qe besa edhe kusherninjtë i kanë punësu nëpër Ministri edhe ua kanë dhënë pagat e majme.
Ni herë thanë, pavarësia në vitin e ardhshëm, masandej thanë në fund thanë ne fund të 2006-tës, masandej thanë paketa vjen në fund të 2006-tës. Masandej thanë s’ka më negocotiata.
Me politikanë të varun nuk ka pavarësi.
Me kësi politikanësh që kanë kësi andrra, pavarësia ka me mbetë veç andërr”, pati deklaruar Kurti.
Më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta, Hashim Thaçi atëkohë kryeministër i Kosovës, shpalli pavarësinë e Kosovës nëpërmjet Deklaratës së Pavarësisë, e cila u nënshkrua nga 109 deputetë të pranishëm në seancë./Nacionale