Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve

- in Lajme

Kompanitë private të autobusëve në Prishtinë do të subvencionohen nga Komuna. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës do t’i subvencionojë me 400 mijë euro kompanitë private të autobusëve.

Këtë e ka bërë të ditur edhe asamblisti i Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Egzon Azemi.

Azemi e ka quajtur lajm të mirë një vendim si ky duke thënë se do të ndihmoj sado pak në rikuperimin e humbjeve që këto kompani kanë pësuar gjatë pandemisë.

“Lajm i mirë 😊Propozimi i asamblistëve për subvencionimin e operatorëve të transportit publiko-privat arriti të futet në rendin e ditës. 400.000 euro subvencion janë ndarë për këta operator. Kjo sado pak do ndihmoj në rikuperimin e humbjeve të mëdha që pësuan gjatë Pandemisë. Shpresojmë se pas këtij subvencionimi do të normalizohen edhe disa nga linjat që për shkak të humbjeve janë rralluar dhe sigurisht se nga kjo dëmtoheshin shumë qytetarë që shfrytëzojnë çdo ditë këto linja./KP