Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të xhiros së 19 të Superligës së Kosovës në futboll.
Në asnjërën prej këtyre dy ndeshjeve nuk pati fitues dhe rezultati përfundimtar ishte identik në të dy sfidat, pra 1-1, raporton KosovaPress.
Feronikeli dhe Gjilani i ndanë pikët edhe pse fillimisht vendasit ishin në avantazh me golin e 20’, por shifrat i barazoi Useini në minutën e 51’.
Edhe në ndeshjen tjetër ndërmjet Trepçës 89’ dhe Arbërisë rezultati ishte 1-1. Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Hot në minutën e 4’, kurse një pikë Trepçës ia siguroi Shala në minutën e 70’.
Pas 19 ndeshjeve, Dritat vazhdon ta kryesojë renditjen tabelare me 44 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 41 dhe Prishtina me 35 pikë./KosovaPress