Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të mbajë mbledhje, ku pritet të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për çmimin e produkteve medicinale, raporton Gazeta Sinjali.
Në mbledhjen që pritet të filojë në orën 10:00, janë në rend dite gjithsej katër pika.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të datës: 22.02.2023 dhe 27.02.2023
3. Shqyrtimi në parim i Projektligjit Nr. 08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale;
4. Të ndryshme.
Ndryshe ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë është miratuar projektligji për Çmimin e Produkteve Medicinale i cili përcakton çmimet e produkteve medicinale për qarkulluesit e licencuar farmaceutik me shumicë dhe pakicë, përfaqësuesit e mbajtësit të autorizimit për marketing dhe institucionet publike në Republikën në Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, kishte thënë se përfituesit e drejtpërdrejt të këtij Ligji, do të jenë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët do të mbrohen nga shpenzimet e larta për barna dhe produkte të tjera mjekësore me çmime të pa-përballueshme, që për pasojë për gjatë tërë këtyre viteve kanë pasur kanë varfërimin e tyre. “Të dhënat nga raportet zyrtare tregojnë se nga totali i i shpenzimeve në shëndetësi, rreth 39% të tyre janë shpenzime apo pagesa nga xhepi i qytetarëve”, tha ai.