Komisioni për Buxhet sot diskuton për situatën në Trust

- in Lajme

Komisioni Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhjen e radhës, raporton Gazeta Sinjali.

Në mbledhjen që pritet të fillojë në orën 13:30, pritet të diskutohet rreth situatës në Trustin Pensional.

Të ftuar për të raportuar janë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli.

/GazetaSinjali/