Ditë më parë Emmanuel Macron, president i Francës, i “shastisi” qytetarët e Kosovës në lidhje me liberalizimine vizave. Madje, Franca lëshoi një deklaratë ku theksohej se çështja e liberalizimit të vizave është “çështja e hapur”. Por duket se liberalizimi është çështje e kryer. Pse?
Por në lidhje me këtë temë ka folur edhe zëdhënësja e Komisionit Evropianpër Punët e Brendshme, Anitta Hipper, e cila e pyet nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizmit të vizave për Kosovën.
Ndonëse nuk e komentoi deklaratën e Macronit, Hipper ishte e qartë, duke deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hy më 1 janar të vitit 2024.
“Ne jemi në kontakt me të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Euopian dhe nuk bëjmë komente mbi komentet. Në prill 2023, Parlamenti Europian dhe Këshilli adoptuan rregulloren 2023/850 të (BE), duke u hequr mbajtësve të Pasaportës së Kosovës, regjimin e vizave.
Liberalizimi i vizave për shtetasit e Kosovës do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2024. Do t’ u lejojë qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë në hapësirën e Bashkimit Europian pa viza për 90 ditë në çdo periudhë kohore prej 18 ditësh.” – deklaroi Hipper.
Tutje, zëdhënësja e KE-së ka treguar se pezullimi i vizave është proces plotësisht i harmonizuar në nivel të Bashkimit Evropian.
“Komisioni ka vlerësuar që nga korriku 2018 se Kosova i përmbush të gjitha standardet e Udhërrëfyesit për Liberalizimin e Vizave. Kosova ka punuar vazhdimisht për të përmbushur standardet.
Shtete të veçanta anëtare nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së.” – deklaroi tutje Hipper për A2CNN.
Ndryshe presidenti francez ishte keqpërkthyer gjatë konferencën me Edi Ramën, kryeministër i Shqipërisë. Macron deklaroi se vizat janë hequr, sepse “ne respektojmë fjalën e dhënë”, duke shtuar se “fjala nuk po mbahet”, por pa e sqaruar saktësisht se kush e çfarë fjale nuk po mbahej.
“Dua ta them një gjë me shumë qartësi. Ne kemi bërë një gjest besimi për çështjen e vizave. Sa i përket Francës, ato [vizat] janë hequr sepse ne respektojmë fjalën e dhënë. E sot, fjala nuk po mbahet. Pres një angazhim real nga këto dy autoritete [Kosova dhe Serbia] që të ecin përpara në javët e ardhshme. Ky është vetë kushti për paqe në gjithë rajonin.” – deklaroi z. Macron.
E pastaj Presidenca e Francës e lëshoi një komunikatë sqaruese.
“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë.” – sqaroi zyra e Macronit.
Ndërsa ambasadori francez në në Kosovë, Olivier Gero, deklaroi se presidenti Macron kishte dhënë një mesazh politik, ndërsa shtoi se nuk ka vendim për pezullimin e liberalizimit të vizave.
“Në fund të këtij meszhi, të këtyre tre kërkesave të shprehura drejtuar njëkohësisht presidentit Vuçiq dhe autoriteteve të Kosovës, presidenti Macron ka rikujtuar se liberalizimi i vizave që tani është në fuqi në Kosovën dhe që do të jetë zbatohet nga data 1 janar 2024 në Kosovë është një inkurajim pozitiv, nje gjest i mirëbesimit dhe se ky gjest nuk ka qenë reciprok dhe se është e domosdoshme që të dy palët të riangazhohen ne dialog. Ky ka qenë një mesazh politik që te dy palët shpresoj se do ta dëgjojnë.” – deklaroi ai./Demokracia