Nuk janë të rralla rastet në Kosovë kur anëtarët e familjes së gjerë përfshihen në konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes një çifti. E një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Poklek të komunës së Drenasit, ku një grua ka kërcënuar me jetë dhëndrin, saktësisht bashkëshortin e motrës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rastin në Polici e ka denoncuar një familjar i dhëndrit të të dyshuarës, pasi kjo e fundit e kishte telefonuar duke thënë se ‘A…. kom me vra nëse fëmijët e motrës mbesin jetim”.
Sinjali mëson se e gjitha ngatërresa lidhet me telashet martesore mes çiftit, për çka edhe kanë vendosur që të ndahen dhe janë në proces gjyqësor për shkurorëzim.
Me vendim të prokurorit, asaj i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.