Dje rreth orës 12:10 në sheshin ‘Edith Durham’ në Prishtinë, një burrë teksa po qëndronte në një lokal është përballur me një kërcënim nga një person, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i dyshuari i ishte afruar 59-vjeçarit dhe i ishte drejtuar me fjalët “kom me t’shtri për toke, ke me marrë vesh ti” dhe është larguar që aty.
Nga frika që i ngjalli ky kërcënim, 59-vjeçari njoftoi Policinë.
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të kapin personin e dyshuar, ndërkohë që është iniciuar rasti ‘Kanosje’.