Koinçidencë e “planifikuar”!

- in Lajme

(Shkruan avokati: Xhevdet Smakiqi)
Albini Kurti prej 2008 deri 2021, nuk e kish pas lexuar nenin 1 pargrafin 3, te Kushtetues se Kosoves, ku Kosova nuk mund ti bashkohet Shqipërisë mashtroi me bashkim kombëtar mbi 51% te popullit.

Albinit kur i’u dashtë e lexoi nenin 1 paragrafin 3 te Kushtetues qe me pranu Kosoven e Ahtisarit.

Vladimir Putini prej datës se nxjerrjes se vendimit te GJND-së 22 Korrik 2010 deri sot 26 Prill 2022 nuk e paska lexuar Vendimin e GJND-së, ku është legjitimuar akti i shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Putinit kur i’u dashtë me legjitmu pushtimin e Ukraines dhe ndarjen e Donbaskut dhe Luhanskut e lexoi vendimin e GJND-së për Kosovën.

Pra Albini dhe Putini kur s’ju vyen nuk i lexojnë aktet, ama edhe koordinohen me i lexu kur i’u duhet me rrejtë.

Ama ka një dallim thelbësorë në qëllimet dhe moralin kombëtar në këtë koinçidencë sepse Putini e bëri me zgjeruar Rusinë, kurse Albini me mashtruar Shqiptarinë. /Dielli.info