Klubi i Futbollit FC Ferizaji i cili garon në Ligën e parë, Grupin B ka bërë të ditur se është në prag të shuarjes për shkak të krizës financiare që e ka kapluar.
Sipas njoftimit të këtij klubi të lëshuar në faqen e tyre në “Facebook”, ky klub është në gjendje të mjerueshme dhe si pasojë do të largohen nga garat, përcjell KosovaPress.
FC Ferizaji, një klub me histori 98 vjeçare i ka bërë thirrje kryetarit të Komunës së Ferizajit, Agim Aliut dhe aksionerëve që t’i dalin në ndihmë klubit për të tejkaluar këtë moment shumë të vështirë./KosovaPress