Klopp nuk e përjashton përmbysjen e rezultatit ndaj Real Madridit

- in Sport

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp e ka analizuar situatën në prag të ndeshjes kthyese kundër Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” kanë humbur me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë dhe në “Anfield Road” kërkohet një përmbysje rezultati për të kaluar në gjysmëfinale të kësaj gare, përcjellë KosovaPress.

“Ku jeni ne disavantazh 3-1 duke sikur nuk keni çfarë të humbisni kështu që ne do të provojmë. Rezultati tregon se ata ishin ë të mirë se ne, por është vetëm gjysma e punës.”, tha fillimisht Klopp.

“Duhet të provojmë ta fitojmë ndeshjen dhe pastaj të shohim. Nuk kemi asgjë për të humbur dhe do të provojmë të krijojmë më shumë së sa në Madrid. Nuk mund ta marrim rikthimin se diçka të garantuar, sidomos pa tifozë në tribuna, por do të provojmë.”

“Reali ka lojtarë fantastik. Vinicius nuk më ka surprizuar por më ka impresionuar mua. Është një talent i jashtëzakonshëm. Pastaj Kroos është një lojtar fantastik. Ai është transformuar në njërin nga futbollistët më të mirë në botë.”, tha në fund trajneri i Liverpoolit./KP