KLOPP: NUK BESOJA SE MUND TA HUMBISNIM

- in Sport

Jurgen Klopp pranoi përgjegjësinë e plotë pasi Liverpooli zhvilloi 68 ndeshje si i pamposhtur në Premier League por i dha fund kësaj serie më humbjen kundër Burnleyt të enjten.

 

Liverpool nuk ishte mposhtur në terrenin e tyre që nga prilli 2017, tre vite e 273 ditë. Crystal Palace ishte ekipi i fundit vizitues që triumfoi në “Anfield Road”.

Trajneri Jurgen Klopp e ka analizuar ndeshjen duke marrë përgjegjësinë për këtë humbje për të cilën thotë se kishte menduar se ishte e pamundur që ta humbisnin.

“Ne e humbëm ndeshjen, gjë që unë mendoj se është në të vërtetë e pamundur të humbasim, por ne e bëmë atë,” tha Klopp për “Sky Sports”.

“Ky është faji im sepse puna ime është të sigurohem se djemtë kanë ndjenjat e duhura, sasinë e duhur të besimit, ata marrin vendimet e duhura dhe të gjitha këto lloje të gjërave dhe që padyshim nuk funksionuan për sonte.”

“Ne krijuam disa situata, ishte në rregull, por në momentin e fundit padyshim që vendimmarrja jonë nuk ishte e duhur për momentin dhe ky është problemi.”

“Padyshim që nuk funksionoi sonte dhe kjo është ajo që duhet të pranojmë. Nuk ka asgjë për të thënë në lidhje me këtë, kjo është arsyeja pse ne e humbëm ndeshjen.”

“Nuk është hera e parë që ka ndodhur në futboll dhe nuk do të jetë hera e fundit. E mira është që ne mund ta ndryshojmë atë ne thjesht duhet të punojmë në këtë drejtim.”, përfundoi Klopp./RTK