Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është në kategorinë e veteranëve të internuar.
Klinaku ka thënë se nuk ka dyshim që Kurti ka qenë në UÇK, për shkak se ai ka qenë në zyrë të përfaqësuesit politik, por kontestohet çështja se a ka dhënë dorëheqje para kohe dhe konsiderohet sikur veteran i rrejshëm.
Klinaku e vë në pikëpyetje qëndrimin ideologjik të Kurtit dhe e quan “të sëmurë” atë.
“Veteranët e kanë çuar në Prokurori çështjen e veteranëve të rrejshëm. A është anti—UÇK a jo. Kjo është me të vërtetë tepër politike dhe partiake. Nuk e shoh aspak si anti-UÇK. Nuk e shoh as si UÇK. Ai nuk ka as një filozofi politike të etabluar. As që i intereson ajo fare. As nuk është i majtë apo i djathtë. As i verdhë apo i kuq. Ai është i zi. Është i zi futë. Ai është njeri i sëmurë dhe ka ardhur si ka ardhur në pushtet. Le të jetë po këtë e argumentoj katërçipërisht. E njoh moti”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“A ka qenë UÇK apo jo. Selimi thotë se ka qenë UÇK. Nuk e konteston askush fare. Ai ka qenë UÇK. Por e ka lëshuar më herët dhe a e plotëson ligjin si veteran? Aty është pyetja. Nuk është në kategorinë e veteranëve por të veteranit të internuar. Këtë punë e përziejnë njerëzit pasi nuk e dinë”, përfundoi Klinaku.
/GazetaSinjali/