Një shqiptare arriti që para dy ditëve ta takojë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Bëhet fjalë për Besa Tafilaj Pinchotti
Besa është vajza e aktivistit Ramiz Rafilaj. Ajo së fundmi është zgjedhur Drejtoreshë Ekzekutive (CEO) e Asociacionit Nacional të Familjeve Ushtarake të SHBA-ve (National Military Family Association).
Por cilat janë të arrituarat e vajzës që e bëri krenar gjithë vendin?
Besa, është e bija e aktivistit të mirënjohur të kauzës sonë kombëtare në SHBA, dhe mikut tim të pazëvendësueshëm, Ramiz Tafilaj dhe Diana Tafilaj. Ajo u lind e rrit në Houston të Teksasit.
Besa ka përfunduar studimet universitare ne University of Texas për gazetari e biznes, kurse magjistraturën në University of North Carolina.
Para se t’i bashkangjitej NMFA-së para gati një dekade si Drejtoreshë për Avancim, Besa kishte bërë një karierë të suksesshme si gazetare dhe prezentuese televizive, duke qenë edhe autore e disa raportimeve ekskluzive për luftën në Kosovë në TV-te amerikane!
E martuar me David J Jr Pinchotti një oficer i Marine Corps të Shteteve të Bashkuara, ajo është edhe nënë e përkushtuar e Lirës, Zanës, dhe Lorikut!
NMFA është organizata më e çmuar e familjeve të pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve e themeluar me 1969, e cila gëzon respekt të jashtëzakonshëm jo vetëm tek populli amerikan, por edhe tek institucionet shtetërore në Ëashington, DC dhe kudo nëpër Amerikë!
“#Proud! #Krenar! Kjo është Besa, e cila dje ishte mirëpritur nga Presidenti Biden”, kanë shkruar shumë personalitete të njohura për takimin e Besës me Presidentin Biden./Nacionale.com/