Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci e cila sot i tha jo Trustit ka deklaruar si të hyra mbi 16 mijë euro.
Si deputete e Kuvendit, ajo ka deklaruar se ka të hyra 15 mijë e 545 euro, derisa si ligjëruese në një kolegj privat ajo ka deklaruar 740 euro, dhe 117 euro mëditje.
Ajo ka deklaruar një veturë në vlerë 9 mij ëe 900 euro si dhe para të gatshme në bankë 11 mijë e 421 euro, shkruan Gazeta Blic.
Statovci ka deklaruar shtëpi dhe trual 1200 metra katror, si dhe një tokë tjetër në sipërfaqe prej mbi 13 mijë metra katror, si trashëgimi nga prindi.
Ndonëse ka votuar kundër projektligjit, ajo më 2020 kishte tërhequr 10 për qindëshin e trustit. /Veriu.info