Kjo është gjendja në vendkalimet kufitare të Kosovës

- in Lajme

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës momentalisht është e qetë.

Bazuar në të dhënat nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet në hyrje e dalje janë kryesisht deri në 10 minuta.

Përveç në Jarinje në hyrje të vendit, pritjet shkojnë deri në 20 minuta.

Në asnjërën prej këtyre pikave nuk ka kolona të automjeteve.

/GazetaSinjali/