Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 8 pacientë me Covid-19 pozitiv janë duke u trajtuar në SHSKUK. Sipas këtij shërbimi, në trajtim mjekësor janë edhe 30 pacientë të tjerë pas-Covid19.
Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-covid
Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar
Spitali i Ferizajt, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 4 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Pejës, 1 pacient