Kjo është agjenda e seancës konstituive të Kuvendit

- in Lajme

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër me fillim në orën 10:00, do të nis seanca konstituive e legjislaturës së tetë.

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Ndërkohë, gjatë kohëzgjatjes së seancës, mediat mund të qëndrojnë në ballkonin e sallës plenare, konform Rregullores për rendin dhe qasjen e mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit./KP