KISHTE MARRË MAKINËN ME QIRA, 22-VJEÇARJA DYSHOHET SE SHKAKTOI AKSIDENTIN ME 5 TË VDEKUR NË SHQIPËRI

- in Shqipëri

Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë.

Mësohet se vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, nga mjeti “Land Rover”, mjet ky që u përplas me furgonin,  janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

Kujtojmë se në këtë aksident kanë ndërruar jetë pesë persona, ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë./Telegrafi