Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një shkrim relativisht të gjatë, të cilin e ka titulluar “Të gjithë kundër Albinit”.
Në këtë shkrim, Berisha ka pasur shumë kritika ndaj pushtetit aktual. Madje, në një paragrafë, Berisha e ka cilësuar Qeverinë Kurti si më hajneshën deri sot.
“Qeveria Kurti është hajnesha më e madhe që ka ekzistuar deri sot, sepse as nuk e ka fshehur hajninë si ata para tyre, por ka vjedhur direkt me hajna njëburimor” – ka shkruar ajo.
Tutje, Berisha ka theksuar se Kurti nuk është distancuar nga ministrat e qeveritarët e tjerë që dyshohen për afera të ndryshme korruptive.
“Albin Kurti po dështon thellë (aspak nuk ia dëshiroj dështimin – betohem).
Nëse Albin Kurti menjëherë nuk distancohet nga ministrat e tij të korruptuar karriera e tij politike merr fund.
– Opozita më e tmerrshme dhe armiku më i madh i Albin Kurtit janë ministrat e tij, nëse janë të tij!” – ka shkruar tutje Berisha./Demokracia