Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka publikuar një shkrim të gjatë në të cilin ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti në lidhje me qasjen e tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Por zonja Berisha e ka komentuar edhe çështjen e korrupsionit të dyshuar në Qeverinë Kurti II.
Sipas zonjës Berisha, Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave.
Nga premtimet për drejtësi, për barazi e për luftë kundër korrupcionit, Albin Kurti ka përfunduar si avokat i hajnave e hajneshave të qeverisë së tij që e kanë vjedhur bukën e popullit.” – shkroi zonja Berisha.
Tutje, ajo ka shkruar se Kurti u armiqësua me ShBA-në e BE-në.
“Nuk është problemi që është ‘i poshtër’, problemi është se pushteti e zbuloi se Albin Kurti është i paditur, që s’ka lidhje me politikë.
Duke dashur të mbrohet nga ‘armiku’ serb, u armiqësua me Amerikën dhe BE-në.
Ky miqtë i kthen në armiq, nuk merr vesh në diolomaci, nuk e njeh dialogun, as rregullat e miqësisë, nuk e kupton as si arrihet një marrëveshje, sepse është asocial.” – shkroi zonja Berisha./Demokracia