Dy artistet e njohura të skenës shqiptare të muzikës, Dafina Zeqiri dhe Kida kanë bashkuar forcat për herë të parë për të sjell një projekt muzikore.
Dyshja prej kohësh kanë nisur paralajmërimet për këngën përmes rrjeteve të tyre përkatëse në rrjetet sociale.
Të dy këngëtaret pritet që shumë shpejt të lansojnë këngën e tyre më të re që do të jetë e shoqëruar edhe me një videoklip, ka i cili tashmë janë shfaqur pamjet e para.
Kida shihet me flokë të gjata bionde, fustan të kuq dhe makijazh pothuajse identike me një nga paraqitjet e fundit të Erës.
Ndërsa, me fustan të njëjtë si ai i Kidës, por me ngjyrë të zezë shihet edhe artistja tjetër, Dafina.
Kjo ka lënë të kuptohet një kopje apo insprimi i dy këngëtareve nga Era, apo e gjitha mund të ishte një rastësi./Telegrafi
Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur Dafina dhe Kida në projektin që po pritet me padurim nga fansat e tyre të shumë.
Në anën tjetër, Era po shijon suksesin e këngës së fundit “TKRKT”, që deri më tani ka grumbulluar mbi 2.6 milionë klikime në YouTube. /Kosovarja