KFOR-i publikon pamje gjatë patrullimit në veri

- in Lajme

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ditëve të fundit ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës.

Këto ushtrime janë kryer për të testuar aftësitë për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Të gjitha këto aktivitete KFOR ka përmbledhur në një video të publikuar në profilin e tyre në Facebook.

Sipas njoftimit, këto aktivitete u kryen në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me aktorët kryesorë në zonë dhe në përputhje me mandatin e KFOR-it të OKB-së bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.

“Gjatë ditëve të fundit, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka kryer një sërë ushtrimesh në veri të Kosovës për të testuar aftësitë e tij për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe të lirë të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e tyre.

During the last days, the NATO-led KFOR mission conducted a series of exercises in northern Kosovo to test its capabilities to continue ensuring a safe and secure environment and freedom of movement for all communities living in Kosovo. These activities were carried out in close cooperation and coordination with the main actors in the area and in accordance with KFOR’s UN mandate based on the United Nations Security Council Resolution 1244 of 1999.Read more: bit.ly/3YEwiTP

Posted by Kosovo Force – KFORon Wednesday, December 21, 2022

/GazetaSinjali/