KFOR-i konfirmon të shtënat me armë zjarri në Zubin Potok

- in Lajme

KFOR-i ka konfirmuar se afër patrullës së tyre në afërsi të Zubin Potokut ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Në një përgjigje për media, KFOR-i ka thënë se nuk ka pasur të lënduar apo dëme materiale dhe aktualisht janë duke bërë kotrolle për të mbledhur fakte.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjijgen e KFOR-it.

Kujtojmë se disa çaste më parë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka konfirmuar se nuk ka pasur të shtëna armësh mes njësiteve të saja dhe qytetarëve./Sinjali