KFOR-i dhe Policia vazhdojnë patrullimet mbi urën e lumit Ibër

- in Lajme

LAJME
KFOR-i dhe Policia vazhdojnë patrullimet mbi urën e lumit Ibër
Demokracia
10:47 | 14 Gusht 2024

SHARE:

 

 

Sot po vazhdojne punimet te Ura e Ibrit në Mitrovicë, përkatësisht pjesën mbi urë dhe pjesët rrethuese të saj,

Punimet po vazhdojnë nën praninë e disa njësive të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi dje  ka thënë se kanë pranuar raportin fillestar për urën, ku sipas tij ky raport thotë se ura mbi lumin Ibër në veri është e “qëndrueshme dhe funksionale” dhe se ajo mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim ngarkese.

“Sapo kemi pranuar raportin nga testimi i kapacitetit të mbajtjes së strukturës së urës ekzistuese mbi lumin Ibër. Raporti konkludon qartë se struktura e urës mbi lumin Ibër është stabile dhe funksionale dhe si e tillë mund të përdoret për shfrytëzim pa asnjë kufizim në ngarkesë”, ka shkruar dir Durmishi në Facebook.

Po ashtu të martën Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje për dialog dhe koordinim të ngushtë në lidhje me çështjen e hapjes së urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

KFOR njofton se do të ndërmarrin veprime të menjëhershme në përgjigje të çdo zhvillimi të rëndësishëm të sigurisë.

FOTO:

/Demokracia