KËTA TRE KËNGËTARË, DAFINA ZEQIRI I KONSIDERON ‘KOLEGË TË MREKULLUESHËM’

- in ShowBiz

Këngëtarja Dafina Zeqiri që prej debutimit në skenën muzikore shqiptare, marrëdhëniet me kolegë i ka pasur me ulje e ngritje.

Megjithatë, sot duket se ka një listë prej tyre të cilët e përkrahin e të cilët i konsideron si ‘kolegë të mrekullueshëm’.

Fjala është për Loredanën, Flori Mumajesin dhe Lumin, të cilët i ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale përmes videove ku shfaqen duke dëgjuar e kënduar hitin e saj më të ri ‘Vuj, vuj, vuj’.

Kënga e fundit e Dafinës ka arritur të grumbullojë shumë shikime duke u shndërruar në krijimin muzikor që dëgjohet në çdo cep. /Prive.al