Këta njerëz duhet t’i largoni përgjithmonë nga jeta juaj

- in Lifestyle

Edhe pse çdo person duhet të jetojë i lirë nga mendimet e njerëzve të tjerë, vendosja e kufizimeve mjedisore mund të ndikojnë ndjeshëm në energjinë tonë

Edhe nëse keni paqe të brendshme, ka njerëz që mund t’ju shqetësojnë dhe ndikojnë negativisht në disponimin dhe cilësinë e jetës tuaj.

Këta janë njerëz toksikë dhe në këtë grup njerëzish më së shpeshti bëjnë pjesë manipuluesit, narcisistët, njerëzit që përgojojnë, ankohen vazhdimisht, por ka edhe tri lloje njerëzish që duhet t’u kushtoni vëmendje:

1.Ziliqarët

Zilia është një emocion që helmon jetën. Për njerëzit ziliqarë, bari është gjithmonë më i gjelbër diku tjetër. Edhe kur atyre u ndodh diçka e bukur, ata janë të pakënaqur.

Të gjitha gjërat e mira që shohin te të tjerët duhet të jenë të tyret – ata mendojnë se të gjithë jetojnë më mirë se ata. Këta njerëz kanë një problem me vetëbesimin dhe vetëvlerësimin dhe zilia e tyre mund të kërcënojë edhe disa nga miqësitë më të forta.

2.Gjykuesit

Njerëzit që gjykojnë janë “njerëz toksikë” që gjithmonë i gjykojnë negativisht njerëzit, situatat dhe ngjarjet.

Këta njerëz do t’ju bëjnë të ndiheni keq, do t’ju kritikojnë gjithmonë dhe çdo lëvizje që bëni do të përballet me dënim.

Ata kanë para-formuar gjykime ose opinione negative për njerëzit, situatat dhe ngjarjet pa ndonjë arsye të mirë.

Nëse mendoni se motivimi juaj do të shembet nën peshën e kritikave të tyre armiqësore për gjithçka, shmangni këta njerëz toksikë në jetën tuaj.

3.Viktima

Këta janë njerëz toksikë që vuajnë gjithmonë dhe ia atribuojnë vuajtjen rrethanave fatkeqe, njerëzve të tjerë dhe nuk gjejnë kurrë përgjegjësi te vetja.

Ata gjithashtu nuk do të ndryshojnë, por mbeten në zonën e rehatisë së viktimës. Në fillim, kur ju tregojnë problemet e tyre, do t’iu vijë keq dhe do të gjeni zgjidhje për problemet e tyre.

Më vonë, do të kuptoni se ata janë gjithmonë në telashe dhe nuk përpiqen të zgjidhin asgjë.

Viktimat e shohin edhe problemin më të vogël si një mal të pakapërcyeshëm. Nëse flasin vazhdimisht për probleme dhe gjëra negative, këta njerëz ju transmetojnë energji negative.

/GazetaSinjali/