Këta janë tre ushtarët më të mirë që shpalli FSK-ja për 2022

- in Lajme

Haxhi Krasniqi është shpallur “Ushtari më i mirë 2022” në ceremoninë përmbyllëse të garës ndërkombëtare tradicionale që u mbajt në kazermën “Adem Jashari”.

Pjesë e kësaj gare ishin edhe ushtarë nga Amerika, Turqia, Kroacia, Kanadaja dhe Maqedonia e Veriut.

Tre ushtarët më të mirë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ishin: në vendin e parë Haxhi Krasniqi, në vendin e dytë Eidon Mulaku dhe në vendin e tretë Qendrim Asllanaj.

Tre ushtarët më të mirë ndërkombëtar ishin: në vendin e parë Simon Bais nga Kanadaja, vendin e dytë Jaron Springer nga Amerika dhe Oliver Veret nga Turqia në vendin e tretë.

Disiplinat në të cilat ushtarët morën pjesë ishin testi fizik, navigimi tokësor, gjuajtja me armë të gjata dhe të shkurta, testi i njohurive dhe grupe aktivitetesh.

Pjesë e kësaj ceremonie ishin zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere, njofton Klankosova.tv.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, tha se kjo garë ishte mjaft sfiduese, por se dëshmojë shumë gjëra për FSK-në.

“Qëllimi primar i FSK-së në garën e ushtarit më të mirë është rritja e aftësive ushtarake, fitesnit dhe të zgjedh më të mirin. Kjo garë një javore që tashmë është tradicionale promovon vlerat, profesionalizimin dhe ndihmon shkëmbejmë përvojat me partnerët e huaj”.

“Gara ka qenë mjaft sfiduese ku pjesëmarrësit u sfiduan në disa disiplina. Garuesit nga ushtarit partnerë e dëshmojnë shkallën e lartë të bashkëpunimin me vendet partnere dhe se ne jemi forcë profesionale dhe kontribuojmë në paqen e mbrojtjes”, tha Syla.

/GazetaSinjali/