Këta janë shtatë personat që u arrestuan pasi u rrahën në një lokal me muzikë ‘live’ në Prizren

- in Lajme

Shtatë persona kanë përfunduar në pranga mbrëmë pas mesnate në rrugën ‘Tranzit i vjetër’ në Prizren, pasi që dyshohet se janë përfshirë në një rrahje në një lokal ku ofrohet muzikë ‘live’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personat që u arrestuan pasi u bënë ‘llom’ me njëri-tjetrin janë: Afrim DakajShefket ThaçiShpend BerishaBekim AvdiuAli AliuZija Rexha dhe Mërgim Sefedini.

Sipas burimeve tre nga shtatë personat e dyshuar kanë përfunduar në spital, ku kanë pranuar ndihmë mjekësore, si pasojë e lëndimeve të marra.

Rastin e ka konfirmuar dhe Policia e Kosovës, ku përmes një njoftimi për media kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletënjë karikator dhe pesë fishekë.

Sinjali mëson se arma e cila është sekuestruar, gjatë procedimit të rastit është kuptuar se ajo i përket 32-vjeçarit, Mërgim Sefedini, i cili është i përfshirë në rrahje.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalohen për 48 orë.

/GazetaSinjali/