Gjatë një operacioni të zhvilluar sot në Prizren, Policia e Kosovës ka arritur që të arrestoj dy të dyshuar dhe të konfiskojë 18 kilogramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka raportuar ekskluzivisht lidhur me rastin, të cilin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku përmes një njoftimi bën të ditur se tashmë dy persona të dyshuar janë arrestuar, ndërsa i treti ndodhet ende në arrati.
Sinjali mëson se të dyshuarit që u arrestuan janë Daim Daçaj dhe Bekim Cikaj, ndërsa Kadri Berisha është shpallur në kërkim policor.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarve që u arrestuan, u është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.
Ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit të tretë po vazhdojnë
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
/GazetaSinjali/