Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në Shkodër këtë pasdite, ku dy persona, babë e bir janë ekzekutuar.
Mediat atje raportojnë se bëhet fjalë për Gjok dhe Eduart Gurra, babë dhe bir, u vranë ditën e sotme në derën e shtëpisë së tyre, të cilës i ishte vënë flaka një natë më parë.

Por në momentin që kanë mbërritur aty, persona të paidentifikuar i kanë ekzekutuar.
Policia e Shkodrës është nisur drejt vendngjarjes, ndërsa është e paqartë përse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë.