Franck Kessie ka sjellë në epërsi skuadrën e Milan me rezultat 1:0, në ndeshjen kundër Romës në “Olimpico”.
Goli u shënua nga penalltia në minutën 43, pas tre golave të anuluara në këtë ndeshje.
Ndeshja e javës 24 në Serie A nisi furishëm nga mysafirët të cilët shënuan dy gola për nëntë minuta, por që të dy ata u anuluan për shkak të pozitës jashtë loje.
Në minutën e katërt Milan shënoi përmes Tomorrit, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje. Edhe goli i Ibrahimoviq pesë minuta më vonë u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Mbrojtësi Kjaer në minutën 27 pati një rast të mirë shënimi për Milan, por topi qëlloi shtyllën. Pak minuta më vonë, skuadra romake shënoi gol përmes Mkhitarian, por gjyqtari i ndeshjes e anuloi atë për shkak të ndërhyrjes së palejuar në sulm.
Një rast të mirë shënimi pati Saelemaekers në minutën 35, por portieri i Romës Pau Lopes nuk lejoi të befasohej. /KosovaPress