Këshilltarja ukrainase: Një grua e ka rrëzuar dronin rus me një kavanoz trangujsh

- in Rajoni dhe Bota

Këshilltarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Liubov Tsybulska, ka thënë se një grua në Kiev e ka rrëzuar një dron rus, duke e gjujtur me një kavanoz trangujsh, raporton Express.

Pas këtij rasti, ajo ka pyetur se si pret Rusia që ta okupojë Ukrainën.

“Në Kiev, një grua e ka rrëzuar një dron rus prej ballkonit me një kavanoz trangujsh. Si presin ata ta okuptojnë këtë shtet?”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj në Twitter./Express