Kërkohet paraburgim për burrin që goditi tetë herë me thikë ish-gruan e tij

- in Lajme

Kërkohet paraburgim për burrin që goditi tetë herë me thikë ish-gruan e tij

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim për burrin që goditi tetë herë me thikë ish-gruan e tij.

Prokuroria njofton se M.J me 31 mars kishte goditur ish-gruan e tij atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar.

E gjithë kjo kishte ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit M.J., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”. Prokuroria njofton se rasti ka ndodhur më 31 mars 2021, tek parku i qytetit në Gjakovë, ku i pandehuri me dashje ka tentuar ta privoj nga jeta bashkëshorten e tij, të dëmtuarën R.J., duke e goditur atë tetë herë me thikë, në qafë, gjoks, brinjë e duar. E njëjta nga lëndimet e marra është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjakovës. Rasti ka ndodhur në prezencën e dy fëmijëve të tyre, ku më pas i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes. Prokurori i rastit ndaj të pandehurit M.J., ka bërë kërkesën për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe i njëjti me urdhër të prokurorit gjendet në ndalim nga data 31 mars 2021”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë./KP