Kërkimet më të shpeshta në Google. Shqiptarët na çuditin se çfarë kërkojnë në google

- in Kuriozitete

Jeni duke kërkuar në internet dhe ndërkohë nuk ju shkon ndërmend se dikush po ju “përgjon” në atë moment.

Në të gjithë botën, përllogariten kërkimet e zhvilluara në Google dhe shpesh ato lidhen me stereotipet kulturore.

Web-site Ficr.com ka publikuar hartat e botës dhe ajo çfarë njerëzit kërkojnë në Google.

Në Rusi për shembull, njerëzit kanë kërkuar më së shumti të dinë se sa është kostoja e një fluturimi me një avion MIG.

Në Brazil, kërkimet më të shumta janë bërë për prostituta, ndërsa në Korenë e Jugut për koston e operacionit plastik të hundës.

Edhe shqiptarët kanë kërkuar në internet më së shumti për hundën, e çuditshme apo jo?

ndërsa në Zvicër për orët Rolexs, teksa në Monako për jahtet.

Ushqimi mbetet kryesori në shumë vende, e në të tjera mbeten kryesore sendet e luksit.

Rezultatet vijnë duke reflektuar diversitetin e kulturave brenda kontinentit përkatës.

Kështu për shembull në Liban, njerëz janë të shqetësuar për koston e një Play Station (PS3).

Në Kuvajt, shqetësimi është Lamborghini, ndërsa në Armeni qilimat e shalqinjtë në Japoni.

Në Afrikë, përdoruesit e Google janë të shqetësues në lidhje me nevojat jetësore.

Në Mauritani janë të shqetësuar për blerjen e skllevërve, ndërsa në Sierra Leone janë më të shqetësuar për blerjen e diamanteve.

Kujtojmë se diamantet nxirren kryesisht në vendet afrikane.

Pyetjet më të shpeshta për Antarktidën kanë të bëjnë me koston e tokës, megjithëse toka nuk shitet atje.