Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës është kërcënuar mbrëmë, nga një person, i cili i kishte shkuar te banesa e tij në Lipjan, në pikë të natës, duke i kërkuar që të dalë dhe të ballafaqohet me të, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ndodhi derisa pjesëtari i FSK-së (emër i njohur për redaksinë) ishte në banesën e tij kur një person, dukë bërtitur e kishte fyer dhe iu ka drejtuar me fjalët “zbrit poshtë se po të pres, të tregoj unë’’.
Përballë kësaj situate, pjesëtari i FSK-së, ka vendosur që ta njoftojë Policinë dhe të kërkojë ndihmë, për të parandaluar ndonjë të keqe që mund t’i ndodhë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku është marrë deklarata e viktimës dhe kanë nisur kërkimet për kapjen e të dyshuarit.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.
/GazetaSinjali/