Njësia Speciale “K9” e deminimit në Policinë e Kosovës ka arritur në aeroportin e Prishtinë pas kërcënimit me bombë.
Aeroporti “Adem Jashari” është mbyllur përkohësisht pas kërcënimit me bombë dhe të gjitha njësitë relevante janë në Sllatinë,.
Të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, pas kërcënimit me bombë.

Policia ka thënë se këcënimin e kanë pranuar në sot në orët e paradites, pa e saktësuar orën.
“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin”, thuhet në njoftim.
Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara ka thënë se udhëtarët dhe personeli janë evakuar.
“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka deklaruar ajo./Sinjali