Kërcënimi i Dodik ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, Rama: Jam i habitur me heshtjen e partnerëve të BE-së

- in Lajme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra nga lideri i “Republika Srpska”, Millorad Dodik për atë që e ka quajtur “Serbi të madhe” e ku duhet t’i bashkëngjiten Mali i Zi, Kosova e Bosnja.

Rama ka thënë se kanë kaluar tri ditë nga një deklaratë e rrezikshme dhe nxitës ndaj Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, dhe thotë se është i befasuar me mos reagimin e deritanishëm të ndërkombëtarëve.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka thënë se shpreson që kjo heshtje e partnerëve të BE-së të thuhet shpejt.