Kërcënime për bombë ka pranuar edhe shkolla “Kralj Milutin” në Graçanicë. Mediumi serb “RTV Kim”, shkruan se mesazhin kërcënues e ka parë rreth orës shtatë të mëngjesit drejtori i shkollës, Vladimir Milkiq.
Ai ka shtuar se rastin e kanë denoncuar në polici teksa mësimet për nxënësit e shkollës fillore “Kralj Milutin” do të organizohen sot online.
Në shkollë kanë mbërritur pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga Graçanica, ndërsa priten edhe njësitë speciale nga Prishtina.
Raportohet mesazhet kanë mbërritur edhe në shkollat e Lapllasellës dhe Çagllavicës.
Mëngjesin e sotëm, kërcënime për mjete shpërthyese përmes e-mailave zyrtare janë paralajmëruar edhe në disa shkolla të Gjilanit.
Kërcënimi për bomba është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë, Kllokot e Ranillug si dhe në Mitrovicë të Veriut