Keni vendosur të shkoni në pushime në Shqipëri por bugjeti juaj nuk mjafton t’i kaloni pushimet në hotelet më luksoze? Dielli.info ju sjell ofertat më të lira dhe më luksoze në Shqipëri.
1. Blue Sky Hotel
Hotel Blue Sky është vetëm 2.5 km nga qendra e Sarandës dhe 100 metra nga një plazh me guralecë private me shezllong dhe cadra dielli. Stacioni i autobusit që e lidh me qendrën e qytetit është përballë hotelit.
Hoteli është i pajisur me Wi-Fi dhe parkim falas, restorant (mëngjes i perfshire ne cmim), bar, ashensor, shërbim në dhomë, ruajtje valixhe , këmbim valutor dhe shërbim lavanderie.
Çdo dhomë ka një ballkon me pamje nga deti ose mali, ajer te kondicionuar, telefon, një TV LCD, një gardërobë, një minibar, një tavolinë dhe një banjo private me dush dhe tharëse flokësh.
Pranë qytetit të Sarandës gjenden vende të shumta historike, si p.sh. qyteti i Butrintit (trashëgimia e UNESCO-s) dhe kalaja e Lekursi. Për më tepër, ju mund të vizitoni Parkun Kombëtar.
2. Amara Hotel & Spa
Amara Hotel & SPA ndodhet 1.6 km larg portit të Durrësit. Ky hotel ofron nje recepsion 24 orësh, shërbim dhe Wi-Fi falas. Hoteli ka dhoma familjare dhe janë të pajisura me TV me ekran të sheshtë, ajer te kondicionuar.
Ky Hotel ndodhet 5 km larg nga Shkëmbi i Kavaje 2.8 km nga Amfiteatri i Durrësit. Dhe , 23 km nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
3. Arvi Hotel
Arvi Hoteli ndodhet pranë stacionit të autobusit Durres dhe 5-minuta në këmbë nga porti i trageteve. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është 25 km larg.
Hoteli përmban një restorant, Wi-Fi dhe parkim falas, pamje panoramike, ajer te kondicionuar, shërbim transferimi (nuk përfshihen në çmim), shërbim në dhomë, shërbime të këmbimit valutor, hekurosje dhe lavanderi.
Dhomat jane të ndriçuara ,kane dritare të mëdha dhe janë të pajisura me TV satelitor, një minibar dhe një banjo private me tharëse flokësh.
Kalaja e Durrësit me Kullën e saj Veneciane është rreth 150 metra larg, siç është dhe Muzeu Arkeologjik.
Teatri Kombëtar është 300 metra nga hoteli. /Dielli.info